
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi është arritur një dakordim në Ohër mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Bajqinovci tha se marrëveshja e Ohrit e zhbën “Zajednicën” e vitit 2013 dhe 2015.
“Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues”, ka shkruar deputeti në Facebook.
Ai ka numëruar edhe disa aspekte tjera pozitive që sjell marrëveshja, derisa nuk i ka kursyer kritikat ndaj opozitës.
“E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve. I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve. Dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve”, ka shkruar tutje deputeti i LVV-së.
Postimi i plotë: