Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bajqinovci: Problemet te Kosova janë shumë shtresore, përfshihen të gjithë në faj

Gazeta10
15 October 2023 - 23:06

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së Kosovës e Shqipërisë në këto kualifikime.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Arbnora Ademaj, Arbër Loxha, Mefail Bajqinovci e Arlind Sadiku.

Në lidhje direkte nga Shqipëria janë Klodian Duro dhe Altin Sulçe.

Gjatë diskutimit për Kosovën foli edhe deputeti nga LVV-ja, Mefail Bajqinovci.

“Ka shumë probleme te Kosova, të cilat janë shumë shtresore, nga FFK-ja te trajnerët e deri të lojtarët të cilët paraqiten vetë në fushën e lojës” – tha ai.

Tutje, ai pati disa fjalë edhe për përzgjedhjen e trajnerit te Kosova.

“Zgjedhja e trajnerit Alain Giresse ishte shumë gabim nga FFK-ja, ka qenë një caktim i gabuar, nuk e bartin gjithmonë lojtarët fajin” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.