Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bajqinovci: S’shkohet në Amerikë kur veriu është keq

Gazeta10
22 February 2023 - 23:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur në “Prime Time” lidhur me mos takimin e sekretarit amerikan, Blinken me kryeministrin Kurti, ndërkohë që takoi palën serbe në të njëjtën kohë në Konferencën e Mynihut.

Bajqinovci ka thënë se Blinken ka pasur mesazhe për Vuciqin andej e ka taku dhe kjo nuk ishte një mesazh për Kurtin.

“Mendoj që kjo u sqarua sepse Blinken dha mesazh Vuçiqit, këta kur kanë me dhënë mesazh e takojnë personalisht. Unë nuk mendoj që ka pasur mesazh për Kurtin, por ka pasur mesazh për Vuçiqin. Është problematike tek ne se sa herë që nuk takohet Kurti me dikë, thonë ja ky anti-amerikani edhe amerikanët ia morën inati. Por kur shkonte Kurti në Shtëpinë e Bardhë me Blinkenin e Osmanin s’dishin çka me thanë. Pastaj kemi pas deklarata se Bondsteel po largohet, pastaj deklarata se i prishëm marrëdhëniet me SHBA kur e ndalem referendumin e zgjedhjet serbe në veri. Por dolën nesër e thanë që Kosova është vend sovran e ka të drejtë të marr vendime për vete. Kurti ka raporte të shkëlqyera me SHBA. Ka qenë në SHBA. Nuk mundesh me u taku çdo javë. Me njeriun e dytë të Senatit amerikan është takuar.”, ka thënë ai.

Tutje, deputeti i VV-së, ka komentuar edhe mos realizimin e udhëtimit të Kurtit në SHBA disa muaj më parë e cila në opinion u pa si refuzim i kërkesës nga ana e shtetit amerikan.

“Nuk shkohet në Amerikë kur gjendja në veri është keq, ka qenë më herët kërkesa, sepse program amerikani e di si shkon. Ka qenë veriu, ka qenë më problematike, takime kanë edhe Qeveria edhe zyrtarët. Nuk është mirë të thuhet menjëherë tash jemi të izoluar.”, ka thënë Bajqinovci.

Deputeti i VV-së, diskutimin për dyshimet për zbehjen e raporteve SHBA-Kosovë e ka përmbyllur duke thënë se është duke u munduar të krijohet një propagandë që e paraqet Kurtin si anti-amerikanë në opinion publik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.