
Zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale në Hagë kanë ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Lidhur me këto zhvillime, avokati i njohur Ardian Bajraktari ka kundërshtuar deklaratat e Prokurorisë, e cila ka pretenduar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur strukturë komanduese.
Në emisionin Gazeta, Bajraktari theksoi se ky pretendim nuk qëndron dhe nuk mbështetet në fakte. Sipas tij, raportet e ndryshme të administratës amerikane dëshmojnë të kundërtën.
“Me theks të veçantë, raportet e ndryshme të administratës amerikane shkojnë në funksion të së vërtetës dhe tregojnë qartë se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar dhe as hierarki komanduese. Për këtë arsye, jam i bindur se në fund të këtij procesi, të njëjtit duhet të shpallen të pafajshëm,” ka deklaruar Bajraktari.