
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka takuar edhe Kardinalin Pietro Paroli, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit.
Begaj shkroi në X se me Parolin kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ndërsa tha se në diskutimet e tyre ishte edhe Kosova.
“Është gjithmonë kënaqësi të takoj Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Diskutimi ynë u përqendrua në marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, zhvillimet ndërkombëtare, Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, shkroi presidenti shqiptar.