
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka komentuar qeverisjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka kritikuar në shumë drejtime, raporton Gazeta10.
Bajrami ka filluar me kritikat e saj për politikat ekonomike, ku ka thënë se rritja që ai e proklamon nuk i atribohet qeverisjes së tij.
Tutje, Bajrami ka përmendur edhe inflacionin e lartë me të cilin përballet Kosova.
Bajrami ka thënë më tej se Qeveria Kurti ka dështuar në anëtarësime në organizatat ndërkombëtare.
Në fund, Bajrami ka përmendur edhe grevën në arsim duke thënë se qeveria nuk është në krye të detyrës.
Këtu keni statusin e plotë:
“Të dashur qytetarë,
Këto janë komentet e mia përmes fakteve sa i përket qeverisjes 18 muajshe të z.Kurti:
#Kryeministri Kurti: Përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike.
#Koment: Viti 2021 ishte vit postpandemik, andaj rritja ekonomike aspak nuk i atribuohet Qeverisë, ju përkujtoj se Mali i Zi e ka pasur rritje ekonomike prej 12.4 % në vitin 2021. Ndërkaq është e vertetë se rritja ekonomike në çerekun e parë të këtij viti ishte 4.9% por në çerekun e dytë është vetëm 2.14%. Shih fig. 1, 2 dhe 3.
#Kryeministri Kurti: Në 2021 kishim pakon e ringjalljes ekonomike me mbi 300 milionë euro, kurse sivjet duke shtuar edhe pakon e përballjes me inflacion mbështetja po i kalon edhe 350 milionë euro të tjera. Shtesat për lehonat e fëmijët, pensionistët e personat me aftësi të kufizuara, mbështetje për prodhuesit e eksportuesit, fermerët e studentët, mësimdhënësit e stafin shëndetësor, për kursyesit e energjisë dhe 13 kuzhina popullore etj.
#Koment: Për këto qindra miliona euro të shpërndara vetëm ju dhe ministri Murati jeni në dijeni, sepse në asnjë raport nuk figurojnë. Për qudi asnjëherë nuk publikuat asnjë listë të përfituesëve apo “50 top përfituesëve”. Publikoni listat e përfituesëve, sepse transparenca është veti e domosdoshme e qeverisjes së mirë, një prej kartave me të cilat keni ardhë në pushtet.
#Kryeministri Kurti: Të hyrat e Doganës dhe ATK-së janë rritur për 30.8% dhe 28%, respektivisht, dmth. të dyja gati trefish më shumë se rritja e Bruto Produktit Vendor.
Të hyrat e ATK-së për periudhën janar-gusht 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2021, janë 22.2% më të larta.
#Koment: Janë rritë të hyrat si rezulatat i rritjes së çmimeve. Sipas Bankës Botërore inflacioni në Kosovë është mbi 19%. Për inflacion jemi të parët në rajon.
#Kryeministri Kurti: Eksportet u rritën për 83.6% vitin e kaluar kurse këtë vit kemi rritje për 29% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
#Koment: Kush janë eksportuesit? Ata të cilët si Kryeministër as nuk keni guxim as t’i vizitioni, sepse keni vjellë vrerë kundër “oligarkëve” sa ishit në opozitë. Trego me cilat politika fiskale, me çka i ke ndihmuar eksportuesit? Me asgjë.
#Kryeministri Kurti: Kemi nënshkruar marrëveshjen me MCC-në në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë.
#Koment: Nuk je meritor për këtë, e ke gjetë të gatshme. Bëhu i guximshëm dhe thuaj faleminderit ish presidentes Jahjaga. Qeveria Mustafa i ka plotësuar të gjitha kushtet e vëna nga MCC-ja. Qeveria juaj e ka vetëm një “meritë” që e ka ndryshu destinimin e fondeve prej projektit të gazifikimit në bateri.
#Kryeministri Kurti: Kemi luftuar ekonominë joformale, punën e padeklaruar dhe kontrabandën. Dogana ka zbuluar 1,778 veprime të kundërligjshme në 2021 (64% më lartë se në 2020), dhe vetëm për 8 muajt e parë të këtij viti e ka arritur kuotën mesatare për muaj të vitit 2021.
#Koment: Emra Kryeminstër emra! Kush janë kontrabanduesit, sa janë ata, a janë në burg sepse këto statistika nuk kanë asnjë kuptim.
#Kryeministri Kurti: ATK ka parandaluar dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë prej mbi 12 milionë euro.
#Koment: ATK-ja edhe sot e kësaj ditë po udhëhiqet nga njeriu i cili është zgjedhë jashtëligjshëm, i ka kaluar mandati në fillim të këtij viti, i cili në Gjykatë e ka rrëzuar konkursin e shapllur nga ministri Murati, i cili merr vetëm gjysmën e pagës për shkak të shkeljeve që ka bërë në ATK dhe Qeveria e 51% nuk ka qenë në gjendje me gjetë një profesionist brenda ATK-së dhe me vendosë si UD. Kujdes me çka po krenohesh Kryeministër!
#Kryeministri Kurti: Ndërsa, Inspektorati i Tregut ka rritur për mbi 50% numrin e inspektimeve (më shumë se 6 mijë gjithsej).
#Koment: Cili është rezultati?
#Kryeministri Kurti: Kemi rritur mundësitë e barabarta për zhvillim duke e bërë arsimin publik falas, duke shtuar buxhetin për arsim prej 12%, duke dhënë mbështetje financiare për studentë e nxënës si dhe duke rritur përfshirjen në Edukimin në Fëmijëri të Hershme. Duke lansuar sistemin dual të edukimit kemi hyrë në një etapë të re ku diploma siguron një vend pune pasi më në fund do të lidhim shkollat profesionale me tregun e punës.
#Koment: Që tri javë rreth 318 nxënës janë jashtë shkolle, rreth 8000 mijë fëmijë nga data 25 gusht nuk janë në qerdhe. Ju e luani rolin e viktimës jo SBASHK-u, jo opozita. Është përgjegjësi e juaj Kryeministër me i kthy nxënësit në shkollë e fëmijet në qerdhe. Edhe njëherë ministrja juaj e ka shkelë Kushtetutën në rastin e Kamenicës për kinse t’i kthy 500 nxënës në shkollë. Tani çka po bëni? Po fajsoni SHABSHK-un e opozitën. A e dini se rreth 50% e atyre që sot janë në grevë ju kanë votuar juve me 14 gusht, 2021.
Po ju e keni shtu 12% buxhetin për atsim, por trego për realizimin. MASHTI në gjatshtëmujorin e parë të këtij viti ka shpenzuar vetëm 10% të investimeve kapitale. Shih fig.4.
#Kryeministri Kurti: Kemi investuar në mbrojtje duke dyfishuar buxhetin.
#Koment: Çka ke investu Kryeministër, sepse edhe te Ministria e Mbrojtjes janë shpënzuar vetëm 5% e buxhetit për investime kapitale. Numrat në Ligjin e Buxhetit nuk e forcojnë mbrojtjen, blerja e armëve po. Shih fig.5.
#Kryeministri Kurti: Kemi luftuar krimin dhe kontrabandën në gjithë territorin e vendit.
#Koment: Kur? Kush? Kënd? Shih statistikat e dhunimeve. Krim me të rënd se dhunimi s’ka. Dhunuesit po sillen të lirë në vendin tonë.
#Kryeministri Kurti: Me Vettingun për drejtësi, Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ligjet anti-korrupsion kemi filluar reformat e kërkuara nga qytetarët që synojnë të bëjnë gjyqësorin efikas dhe prokurorinë aktive në luftimin e kriminalitetit dhe në dhënien e drejtësisë.
E bizneset dhe investitorët do të zgjidhin më shpejtë kontestet përmes Gjykatës Komerciale duke eliminuar pritjet dhe humbjet.
#Koment: Të gjitha këto reforma i ka kontestu Komisioni i Venecias, aq keq i keni fillu saqë vështirë që do t’i përfundoni ndonjëherë. Drejtësia nuk reformohet duke e bërë të varur nga politika.
#Kryeministri Kurti: Kemi themeluar Institutin për dokumentimin e Krimeve për të ruajtur kujtesën tonë kolektive dhe për t’i treguar gjeneratave të reja dhe botës krimet e kryera gjatë luftë në Kosovë.
#Koment: Bravo!
#Kryeministri Kurti: Kemi lartësuar Kosovën në botë duke u renditur të parët në rajon për sundimin e ligjit, duke u përmirësuar për 17 vende në indeksin kundër korrupsionit dhe për avancimin e lirës së medias dhe kemi nxjerrë Kosovën nga izolimi duke aplikuar në Këshillin e Evropës, duke adresuar të gjitha pengesat për liberalizimin e vizave dhe duke përgatitur aplikacionet për anëtarësim në BE dhe në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe.
#Koment: Sa i përket luftës kundër korrupcionit, ende nuk ke mrri atje ku ka qenë Kosova në Qeverinë Mustafa.
Sa ju përket vizave ju keni “merita” vetëm që na keni lënë pa viza deri me tani.
Për aplikimin në Këshillin e Kosovës ju përgëzojmë kur të antarësohemi, sepse eksponentë të BE-së kanë thënë disa herë që as nuk i keni konsultuar kur keni apliku dhe të gjithë jemi skeptik për rezulatin. Shih fig. 6 dhe7.
#Kryeministri Kurti: Të dashur qytetarë, këto janë vetëm disa nga arritjet në rrugëtimin tonë të përbashkët që kemi filluar nga 23 marsi i vitit të kaluar kur e morëm detyrën.
#Koment: duhet të përmendet ngritja e çmimit të rrymës: 85% tarifa e lartë dhe 104% tarifa e ulët, ndërprerjet e energjisë në muajin gusht, mungesa e investimeve të huaja, kthimi i Serbisë si partneri kryesor tregtar, thëllimi i deficit tregtar (2021: 3.9 mld. deficiti tregtar d.m.th. 4.6 mld. importe), ikja e të rinjëve, sidomos fuqisë së kualifikaur puntore, ikja e mjekëve, greva në arsim dhe në administratë publike, krimi/dhunimet, kontratat e negociume/korrupsioni, arrestimet në rastin Brezovica/lidhjet me VV-në, nepotizimi në punësime – asnjëherë deri me tani nuk janë marrë parasysh rekomandimet e kompanisë britaneze për punësime të larta, humbja e shpresës – sondazhet që tregojnë që çdo i dyti dëshiron të ikë nga ky vend, etj”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10