
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas ndarjes së 50 mijë eurove për familjen e heroit, Afrim Bunjaku.
Ndonëse e ka quajtuar lajm të mirë shumën për familjarët e Bunjakut, Bajrami tha se kjo nuk është e mjaftueshme.
Ajo përmes një postimi në facebook ka thënë se qeveria urgjentisht duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët.
Postimi i plotë:
“Lajm i mirë ndarja e 50 mijë eurove për familjen e Heroit Afrim Bunjakut. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Urgjentisht, Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët. Sot, Qeveria do të duhej të çonte përpara sigurimet jetësore e shëndetësore për gjithë ruajtësit e rendit në Republikë.
Pa asnjë dyshim, Policia është storie suksesi për Republikën e Kosovës për gjithë këto vite prandaj Qeveria duhet të avancojë me plotësimin e kushteve të punës për secilin polic, ushtar dhe për kategoritë tjera .“