Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Balidemaj: Vendimet e Kushtetueses pa mëdyshje duhet të zbatohen

Gazeta10
18 August 2025 - 19:11

Deputeti shqiptar në parlamentin e Bavarisë, Deli Balidemaj i ftuar sonte në emisionin “Gazeta” të Kanal10, mes tjerash foli edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas tij, vendimet e dalura nga Gjykata Kushtetuese do duhej pa mëdyshje të zbatoheshin nga palët politike në vend.

Mes tjerash, Balidemaj dha edhe një kritikë, që sipas tij po i shpien qytetarët në mëdyshje.

“Është pak për dhimbje që një vendim i Gjykatës Kushtetuese të ketë këndvështrime të ndryshme. Mendoj se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë aq të qarta sa të gjitha palët, pa pikëpyetje duhet të jenë në shërbim, respektivisht t’i zbatojnë ato. Kështu është në shtetet demokratike. Muajt e fundit, x gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, që kanë qenë edhe vet anëtar të Gjykatës për çështje të njëjta, nganjëherë i komentojnë në forma të ndryshme, është pak për dhimbje e që i shpien qytetarët në mëdyëshje të mëdha.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.