Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani ‘blindon’ talentin e tyre me kontratë të re

Gazeta10
11 June 2023 - 20:19

Ballkani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje të re me futbollistin Albin Kapra.Kampioni i Kosovës e ka blinduar talentin e tyre me kontratë tre vjeçare.

“Edhe për 3 vjet të tjera, futbollisti Albin Kapra do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e Ballkanit. Lojtari me kualitete fantastike si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2026.”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Suhareka.

Interesim për shërbimet e Kaprës kishte shprehur skuadra e Lirisë së Prizrenit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.