Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligë është mbyllur me ndeshjen Ballkani – Dukagjini, që i ka takuar skuadrës vendase me rezultat 3-1.
Vetëm pas 15 minutave lojë vendasit kanë gjetur golin e epërsisë, kur realizoi Nazmi Gripshi për 1-0.
Ballkani realizoi edhe golin e dytë me Albin Berishën, por ky gol u anulua pas ndërhyrjes së VAR pasi më parë Nazmi Gripshi kishte shkaktuar faull.
Megjithatë në minutën e 44-të, mysafirët barazuan rezultatin në 1-1 falë një goli spektakolar nga Hugo.
Me të filluar pjesa e dytë, Ballkani riktheu epërsinë pasi Almir Kryeziu realizoi për 2-1.
Përkundër përpjekjeve të mysafirëve për të barazuar rezultatin, ishin sërish vendasit që shënuan në minutën e fundit.
Kësaj radhe Armend Thaqi asistoi te Bleart Tolaj i cili realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këtë fitore Ballkani blindon pozitën e parë me 32 pikë, shtatë më shumë se Drita në vendin e fundit, por që suharekasit kanë një ndeshje më pak se gjilanasit.