Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani fiton në Gjilan, gara për titull mbetet e hapur

Gazeta10
07 May 2023 - 17:00

Skuadra e Ballkanit ka arritur fitore me rezultat 2-1 ndaj Dritës, në sfidën që u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Ishin therandasit ata të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të përmes Meriton Korenicës i cili shfrytëzoi një top të mirë në zonë nga Nazmi Gripshi.

Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 43-të të ndeshjes ku ata arritën të barazojnë shifrat përmes Muharrem Jasharit.

Tri pikët në këtë takim Ballkanit ia siguroi Lumbardh Dellova i cili në minutën e 85-të shënoi me kokë pas një asistimi të Armend Thaqit nga goditja e këndit.

Ndonëse me pikë të barabarta, Drita mban pozitën e liderit në Albi Mall Superligën e Kosovës, për shkak të golaverazhit dhe ndeshjeve direkte.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.