
Pas pauzës dy-javore rikthehet në aksion Superliga e Kosovës me një ndeshje tejet interesante.
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani pret në Suharekë Lirinë e Prizrenit, me ndeshjen që hap xhiron e 10 të elitës së futbollit kosovar, duke u luajtur në
terminin e ri nga ora 13:00.
Të drejtuar nga Ilir Daja, klubi suharekas paraqitet në fushë pas barazimit 1-1 me Prishtinën në “Fadil Vokrri”, teksa Liria udhëton për te Ballkani pas humbjes 2-0 nga
Llapi në Podujevë.
Deri më tani, Ballkani nuk ka pësuar asnjë humbje, mirëpo në emrin e tij ka dy barazime përgjatë këtij fillim sezoni.
Liria e sapo kthyer në elitë këtë sezon, e gjen vetën në pozitën e parafundit, duke triumfuar vetëm në një ndeshje, atë ndaj Fushë Kosovës, me bardhezinjtë që kanë pësuar pesë disfata përgjatë kësaj periudhe.
Ballkani është kryesues i tabelës me 20 pikë, një më shumë se Llapi në vendin e dytë, gjersa Drita gjendet e treta me 18 pikë.
Ballkani e Drita kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë mes tyre, një ndeshje që mund të përcaktojë edhe kreun e tabelës.
Ballkani është kampion i Superligës që dy sezone radhazi, derisa Liria këtë sezon siguroi biletën për në elitë pas fitores në finalen e play-offit ndaj Ferizajt.