
Ballkani – Prishtina ishte kryendeshja e kësaj xhiro në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja e cila u luajt në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Të parët në epërsi dolën mysafirët, të cilët shënuan me anë të Leotrim Kryeziut, gjersa golin e barazimit për Ballkanin e shënoi Albion Rrahmani në fund të ndeshjes.
Pas kësaj ndeshje, Ballkani tashmë gjendet 3 pikë larg vendit të parë, Dritës, ndërsa Prishtina pozicionohet e katërta në tabelë me 43 pikë.