Skuadra e Ballkanit luan sonte ndaj kampionit të Bullgarisë, me synim kalimin tutje në fazën e dytë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Kampioni kosovar, ka udhëtuar për në Bullgari, me sfidën që do të luhet në “Ludogorets Arena”, duke filluar nga ora 20:00.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy ekipeve, Ballkani triumfoi me rezultat 2-0, me golat e shënuar nga Korenica dhe Zyba.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në rrethin e dytë të kualifikimeve ndaj Olimpijas ose Valmeiras.