Ballkani sot po zhvillon ndeshjen e saj të parë ndaj Larnes në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen që po luhet në “Fadil Vokrri” skuadra nga Suhareka po udhëheq me rezultat 2-0.
Golin e parë për Ballkanin e shënoi Albion Rrahmani nga penaltia në minutën e 26-të të ndeshjes.
Ndërsa, të dytin gol e shënoi Almir Kryeziu pas një aksioni mirë të ndërtuar në minutën e 32-të.
Ndeshja kthyese e kësaj sfide luhet të enjtën e 3 gushtit në Belfast të Irlandës Veriore.
Fituesi i kësaj përballje do të përballet në rrethin e tretë të kualifikimeve me Lincoln Red Imps të Gjibraltarit.