
Ballkani e ka mposhtur Shkupin në ndeshjen e parë, raporton Gazeta10.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të “Play-Offit” të Ligës së Konferencës, Shkupit kaloi në epërsi me anë të Sunday Adetnuji.
Vetëm dy minuta më vonë Ballkani u kundërpërgjigj dhe barazoi rezultatin me anë të Albion Rrahmanit.
Goli e fitores Ballkanit iu dhuroi sulmuesi Meriton Korenica, kur po zhvillohej minuta e 67-të e ndeshjes.
Me këtë fitore Ballkani i afrohet edhe më shumë fazës së grupeve tës Ligës së Konferencës.
Ndeshja e kthimit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 25 gusht. /Gazeta10/