Sport

Ballkani nikoqir i Lincoln në ndeshjen e parë

Gazeta10
10 Gusht 2023 - 11:08

Sonte (e enjte), Ballkani do të jetë nikoqir i skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, me ndeshjen që luhet në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Ballkani është në rrugë të mirë për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar, me Lincolin që do të jetë pengesa e radhës për Ilir Dajën dhe të besuarit e tij.

Rrugëtimin e tij evropian, Ballkani e filloi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, mirëpo që në turin e parë u eleminua nga Ludogoretsi. Kështu, therandasit u zhvendosën në kualifikimet për Ligën e Konferencës, aty ku Ballkani gjithnjë tegon më të mirën.

Në rrethin e dytë kualifikues të UECL, Ballkani u ndesh me Larnen, kampionin e Irlandës Veriore, duke e ‘shkatërruar’ plotësisht pas dy ndeshjeve (7-1).

Në ndeshjen e sotme të rrethit të tretë, Ballkani do të jetë pa Lindon Emërllahun, i cili ka një lëndim, gjersa mungesë e madhe do të jetë edhe Albion Rrahmani, i cili së fundmi kompletoi transferimin e tij në Rumani te Rapid Bucurest.

Sfida e natës së sotme luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis nga ora 20:45.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “Victoria Stadium” në Gjibraltar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.