Ekspedita e Ballkani në orët e hershmë të së mërkurës ka udhëtuar drejt Çekisë, në prag të ndeshjes kundër Slavia Prahës, shkruan Gazeta10.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të mundohet që të bëjë befasinë kundër favoritit të grupit G në Ligën e Konferencës.
Ballkani vjen te kjo ndeshje pas barazimit kundër Cluj me rezultat 1-1, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë edhe Slavia Praha në ndeshjen e parë ka barazuar kundër ekipit turk, Sivassporit.
Ndeshja Slavia Praha – Ballkani luhet të enjten me fillim nga ora 18:45. /Gazeta10/