
Ballkani e ka refuzuar ofertën e fundit të klubit amerikan New York City për mbrojtësin Lumbardh Dellova.
Klubi amerikan kishte dërguar tri oferta të ndryshme, duke rritur shumë çdo herë, ku e fundit ishte 500 mijë euro dhe 20 për qind nga shitja e ardhshme për kartonin e lojtarit.
Në anën tjetër kontrata për lojtarin ishte e jashtëzakonshme, për çka edhe Dellova ishte pajtuar për kalimin e tij.
Por edhe përkundër insistimit të Neë York Cityt, drejtuesit e Ballkanit i kanë refuzuar të gjitha ofertat për lojtarin, pasi duan ta mbajnë deri në fund të këtij kampionati.
Dellova ishte gati për hapin tjetër të madh, duke parë edhe moshën e tij, tani 25 vjeç.
Për reprezentuesin kosovar interesim kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Astana, Viktoria Plzen, Ludogrest dhe Universiteta Craiova, me këta të fundit që ofruan 200 mijë euro.