
Ballkani ka mposhtur skuadrën nga Gjibraltari, Linclon Red Imps me rezultat 3-1 dhe ka siguruar kalimin në fazën e “play-offit” për kualifikim në Ligën e Konferencës.
Skuadra therandase kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Në ndeshjen e zhvilluar në Gjibraltar, golat për kampionin e Kosovës i shënuan Meriton Korenica, Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba, teksa për skuadrën kundërshtare shënoi Juanmpe.
Sipas të gjitha gjasave, në “play-off” Ballkani do të ndeshet me BATE Borisovin.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të mundohet që të përsëris suksesin e vitit të kaluar duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.