Gazeta10

Ballkani sonte luan ndeshjen historike ndaj Shkupit

Ballkani sonte do të ndeshet me skuadrën e Shkupit, në kuadër të fazës “Play-Off” për kualifikim në Ligën e Konferencës, raporton Gazeta10.

Kampioni i Kosovës do të përballet me kampionin e Maqedonisë së Veriut.

Ballkani për të arritur në Play-Off arriti në rrethin e tretë kualifikues ta mposhtë skuadrë nga Ishujt Faroe, pas ekzekutimit të penalltive.

Ndërsa, Shkupi në rrethin e tretë kualifikues të Europaligës u eleminua nga skuadra irlandeze, Shamrock Rovers dhe zbriti në Play-Off të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka është e vetmja skuadër që ka arritur në këtë fazë kualifikuese të garave evropiane.

Nëse Ballkani arrin që ta mposhtë skuadrën nga kryeqyeti i Maqedonisë, atëherë kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Të mërkurën mbrëma Ballkani ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së sotme.

Kjo përballje luhet në stadiumin “Todor Proeski” me fillim nga ora 21:00. /Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë