
Ballkani sonte do të luajë ndeshjet e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ku përballë do të ketë ekipin Çek, Slavia Praha, raporton Gazeta10.
Skuadra nga Theranda vjen te ky duel pas barazimit që e arritën në “Fadil Vokrri” ndaj CFR Cluj me shifrat 1-1.
Poashtu, edhe Slavia Praha në ndeshjen e parë ka barazuar ndaj Sivassporit. Kjo përballje luhet në Çeki me fillim nga ora 18:45./Gazeta10