Kampioni i Kosovës, Ballkani në mëngjesin e së mërkurën ka marrë rrugën për në Republikën e Çekisë, aty ku do të përballen me Viktoria Plzenin.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja për të dytin vit radhazi është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, teksa këtë sezon synon të shkojë edhe më larg sesa edicionin e kaluar.
Therandasit janë shortuar në grupin C, ku përveç Viktoria Plzenit do të përballen edhe me Dinamo Zagrebin dhe Astanën.
Skuadra Çeke nuk është një kundërshtar i panjohur për kampionin e Kosovës, pasi në kualifikimet e Ligës së Konferencës ata janë përballur edhe me nënkampionin e Kosovës, Dritën.
Përballja Viktoria Plzen – Ballkani luhet të enjten me fillim nga ora 21:00 në “Doosan Arena”.