Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Balotazhi, qytetarët e 18 komunave në Kosovë u drejtohen kutive të votimit

Gazeta10
09 Nëntor 2025 - 6:57

Më shumë se gjysma e votuesve me të drejtë vote para një muaji, do të mund të votojnë sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave më 9 nëntor.

Një milion e 316 mijë e 672 votues në 18 komuna, nga mbi dy milionë sa kishin të drejtë vote në të gjithë vendin sot ftohen sërish të dalin për të zgjedhur kryetarin e tyre. Ky numër i votuesve është i shpërndarë në 507 Qendra të Votimit, me gjithsej 1.628 vendvotime, të cilat do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen në 19:00.

Balotazhi për kryetarë të komunave do të mbahet në këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot./Klankosova.tv

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.