Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LIVE / Vota e balotazhit– Kush do të ulet në 18 karriget e kryetarëve?

Gazeta10
09 November 2025 - 7:10

Më shumë se gjysma e votuesve me të drejtë vote para një muaji, votojnë sërish sot në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Një milion e 316 mijë e 672 votues në 18 komuna, nga mbi dy milionë sa kishin të drejtë vote në të gjithë vendin sot votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre. Ky numër i votuesve është i shpërndarë në 507 Qendra të Votimit, me gjithsej 1.628 vendvotime, të cilat hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen në 19:00.

Balotazhi për kryetarë të komunave do të mbahet në këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Të gjitha zhvillimet rreth votimit të dytë në zgjedhjet lokale, mund t’i gjeni në mbulimin special të Kanal 10 dhe në portalin Gazeta10.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.