Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Të ulemi e të flasim për presidentin” – Kurti i bën thirrje Gjinit dhe Hamzës

Gazeta10
06 August 2026 - 13:19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media, pasi është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Ndërprerja e kësaj séance, ka ardhur pikërisht më kërkesën e Kurtit, pasi ka kërkuar afat shtesë për çështjen e presidentit.

Në këtë konferencë në hollin e Kuvendit, Kurti ka thënë se është i interësuar për marrëveshje, duke ftuar edhe kryetarët e partive tjera që të marrin pjesë në takime me të.

“I bëj thirrje Ardian Gjinit, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza… që të takohemi e të bisedojmë, sepse nëse kryetari i Kuvendit i takon subjektit fitues dhe nëse qeverinë e formon mazhoranca që jemi ne, atëherë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e Aleancës. Nda duhet diskutim, e komunikim dhe unë jam i vullnetshëm dhe i interesuar.”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.