Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Bananet, hamburgerat, mollat, dynerat e dardhat”, simbolikat e përshkrimit të marrëveshjes së Ohrit

Gazeta10
21 March 2023 - 21:46

Elaborimi i Krenar Shalës përmes pemëve e perimeve për ta shpjeguar ‘vetëmenaxhimin’, e ka nervozuar analistin politik, Halil Matoshin.

Në debatin për marrëveshjen e arritur në Ohër, fillimisht komentatori politik Shala nisë shpjegimin e tij për vetëmenaxhimin përmes shembujve me “50 kg molla” dhe “40 kg banane”.

“Ti ke me mi dhanë mua 50 kg molla, unë ty 40 kg banane. Unë po t’i jap mollat, ti mua s’po mi jep bananet! Kjo po ndodh mes Koosvës e Serbisë.”, u shpreh Shala, shkruan Gazeta10.

Ky krahasim nuk i pëlqeu Matoshit, i cili më pas refuzoi t’i përgjegjej Shalës duke e quajtur atë, marrëveshje politike, e që s’mund të krahasohej përmes biznesit siç bëri ai.

“Ky është biznes nuk është marrëvshje. Kjo është një marrëvshje politike që ti je pak i pregatitur për me fol. Unë s’di me diskutu kështu, me molla me dardha.”, u shpreh i nervozuar, shkurt Matoshi.

Por, debati nuk përfundoi me kaq, shkruan Gazeta10.

Në një moment tjetër, Shala në një përplasje me komentatorin, Adrian Çollaku i cili fliste se si Kurti s’mund ta refuzojë marrëveshjen sepse e prisnin sanksionet, mori një shembull tipik duke përmendur “hamburgerë” dhe “dynera”, që plasi edhe të qeshura te kundërargumentuesi i tij, i cili i kërkoi atij që vetëm me diskutimin me “banane” mos të vazhdonte.

“UJnë s’di me diskutu në këtë mënyrë. Me molla e me dardha në çështje të shtetit?! Nuk di me diskutu, më falni.”, i tha Matoshi – autorit të Politikos Kushtrim Sadiku.

‘’Unë e ti jena marrë vesh që çdo ditë unë me ta qit një hamburger me vezë ti mu një dyner edhe unë nonstop jom tu t’qitë hajt sot hajt nesër, prit ti që po ma kthen dynerin, as s’po ma kthen as kurgjo. Qysh me ia bo unë tash? Unë me vazhdu tash me u bë djal i mirë nonstop me të qit dynera a?”, pyeti Shala./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.