
Ujërat e zeza që më shumë se dy vite po u shkaktojnë probleme të shumta banorëve të fshatit Brestovc të Komunës së Rahovecit. Ata janë ankuar se për shkak të këtyre ujërave, nuk po mund të punojnë tokat e tyre bujqësore. Ndërsa, nga Komuna e Rahovecit kanë thënë se zgjidhjen e këtij problemi duhet ta financiojë Ministria e Mjedisit.
Raporti: Val Ajazi, Kamera: Arlind Morina.
Punët i kanë mbetur në gjysmë.
Janë bërë një javë që Bajram Kabashi nga fshati Brestovc i Komunës së Rahovecit nuk ka mundur të punojë tokën e tij bujqësore.
E kjo për shkak të ujërave të zeza.
Për shkak të problemeve që po u shkaktohen nga këto ujëra, ai ka thënë se këtë vit rrezikon që të mbetet pa i mbjellur sipërfaqet me grurë.
Për shkak të mungesës së ujëmbledhësve, banorët thonë se që dy vite po u shkaktohen dëme të mëdha nga ujërat e zeza.
Banorët kanë thënë ankesat e vazhdueshme të tyre po hasin në vesh të shurdhër.
Ndërsa nga Komuna e Rahovecit kanë thënë se zgjidhjen e këtij problemi duhet ta financiojë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Banorët e fshatit Brestovc kanë thënë se për shkak të mosinvestimeve, ndjehen të neglizhuara nga qeverisja lokale e qendror./Gazeta10