
Banorët e fshatit në Komunën e Klinës janë në hall në mungesë të trotuarëve, pasi fëmijët e fshatit lëvizin pothuajse çdo ditë duke shkuar në shkollë.
E lidhur me ketë gazetarët e Kanal 10 në emisionin “Adresa e Ankesave” kanë sjellë pamje nga atje nga rruga “Tahir Sinani” ku shihet se mungesa e trotuarëve është mjaft evidente.
Gazetarja e Kanal 10 tregon atje se kjo gjendje vazhdon të jetë e tillë për shumë kohë, e që shumë raste detyrohen të intervenojnë edhe policia.
Për më shumë shikoni videon e plotë. /Gazeta10