
Në emsionin Mëngjesi me Arben Ahmetin është raportuar se janë bërë tre muaj që kur banorët në rrugën “Gjeravica” të lagjes 28 dhe 29 në Fushë Kosovë, vuajnë nga kundërmimi i ujërave të zeza, raporton Gazeta10.
Bllokimi i rrjetit të kanalizimit ka bërë që disa familjë në këtë lagje të mbesin të ngujuara pasi uji i ndotur ka depërtuar edhe në oborret shtëpive të tyre.
Bonrët ndihen të rrezikuar nga përhapja e ndonjë infëksioni.
“Deri te dhoma na vijnë ujërat e zeza dhe jemi pak të sëmurë nga diabeti dhe kemi probleme me frymëmarrje nuk mundemi me dal as në oborr po as në shtëpi me qëndru”.
Zyrtarët e komunës së Fushë Kosovës kanë thënë se kjo çështje nujk është në kompetencë të tyre, por e kompanisë rajonë të ujësjellësit “Prishtina”.
Zëdhënsja e kompanisë rajonë të ujësjëllsit “Prishtina” ka thënë se kanë ndërhyrë në këto rrugë po rrugët e ngushta bëjnë të pamundur qasjen në cisterna.
“Ne kemi ndërhyrë do të ndërhyjmë prapë por rrugët e ngushta bëjnë të pamundur qasjen në cisterna, por ne do të provojmë prap por kjo nuk ofron garanci për funksionim afatgjatë.
Kompani e ujësjellsi rajonal Prishtina ka premtuar se në kuadër të projekteve me donatorë te ndryshëm kanë paraparë invenstime në këtë lagje./Gazeta10