Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Banorët e Kishnicës kërkojnë linjë të autobusëve – Drejtori Ilirik Musliu premton zgjidhje

Gazeta10
12 September 2023 - 17:55

Në emisionin “Raport”, me Naim Sadikun, banorët e Kishnicës kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me mungesën e transportit publik.

Në lidhje me këtë, drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka thënë se kryetari Rama ka nënshkruar një marrëveshje me komunën e Graçanicës për të siguruar transport nder urban.

Ai tutje tha nuk kanë kapacitete me ofru shërbime të reja derisa janë duke planifikuar me BERZH-in që të sigurojnë autobusë të ri.

“Është kredia prej 10 milion euro e cila ka me na mundësu me i siguru 30 autobusë, të cilët mund të vijnë brenda 8 muajve”,  ka thënë Musliu.

Ai ka premtuar reforma edhe në sektorin privat në mënyrë që siç tha autobusët e tyre të mos jenë më të vjetër se viti 2016. Musliu na fund tha që nuk do të këtë ngritje të çmimit të biletave. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.