
Raporti: Gresa Bardhecaj
Për nder të festës së flamurit, banorët e fshatit Pjetërshticë të komunës së Shtimes kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare. Madje, sivjet banorët e kanë nderuar humanistin Halil Kastrati me titullin qytetar nderi. Dhurimi i gjakut në këtë fshat është bërë traditë në përvjetor të pavarësisë.
Kremtimin e festës së 28 nëntorit, banorët e fshatit Pjetërshticë në Shtime, çdo vit e kanë më të veçantë.
Tash e gjashtë vjet, në këtë fshat organizohet dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare dhe një gjë e tillë është kthyer në traditë.
Ngjyrat kuq e zi mbizotëronin në shkollën “Idriz Ajeti” ku edhe mblidhen banorët e këtij fshati.
Në dy klasat e kësaj shkolle dhurohet gjak, derisa banorët shprehen të lumtur që kanë mundësi të ta bëjnë një gjë tillë
Për dallim prej kremtimeve të kaluara, pjesë e aktivitetit të sivjetmë ishte edhe humanisti Halil Kastrati, të cilit edhe iu nda titulli “Qytetar nderi”.
Derisa, Ganimete Avdiu nga transfuzioni i gjakut ka thënë se ka pasur interesim të madh të qytetarëve që kanë dhuruar gjak.
Ndërkaq, kryetari i fshatit Pjetërshticë ka thënë se banorët gjithmonë janë të gatshëm që jo vetëm të dhurojnë gjak, por edhe t’u bashkohen iniciativave të ngjashme.
Banorët e fshatit Pjetërshticë shquhen për organizimin e veprimtarive të tilla për përvjetor të pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë.