Gazeta10

Banorët e Shipitullës protestojnë sërish, kërkojnë takim me Bordin e KEK-ut

Dhjetëra banorë të fshatit Shipitull kanë protestuar të mërkurën para zyrave të KEK-ut, në Prishtinë me kërkesën për ndryshim të shpronësimeve në këtë fshat, për s’e “nuk ka jetesë atje”.

Sipas tyre në fshatin Shipitullë, shtëpitë e tyre janë dëmtuar e mungon infrastruktura. Ankesa kanë edhe për zhurma të mëdha.

Shemsi Mjeku, nga fshati Shipitullë tha se kërkesa e vetme e tyre është të pranojnë një takim me zyrtarët e KEK-ut.

“Jena mbet në mëshirën e Zotit po kërkojmë drejtësi, po kërkojmë me na u shpronësu komplet fshati, tjera kërkesa nuk kemi vetëm me na u shpronësu fshati. Nuk ka jetesë aty mundeni me ardhë dhe me u bind, shtëpitë kanë nis me u dëmtu me u ça”, ka thënë ai.

Ndërsa, banori tjetër i fshatit, Arsim Mjeku, tha se kërkesa e vetme e tyre është një takim me bordin dhe të sqarohen se përse të njëjtin vendim nga viti 2004 i ndryshojnë datat dhe e dërgojnë në komunë..

“Skënder Bucolli e ka lëshu një komunikatë që nuk është aspak reale, të njëjtën e ka lëshu në 2004, të njëjtën në 2008, 2013, 2016, 2020-tën, vetëm datat ia ndërrojnë. Kërkojmë me bordin një takim edhe shpronësimin e krejt fshatit e jona është një kërkesë që fshati jonë të zhvendoset, asnjë shtëpi mos më lënë aty”, tha Mjeku.

Ndryshe, banorët e Shipitullës, thanë se nuk do të largohen para zyrave të KEK-ut, në rast se nuk deklarohet dikush nga bordi, edhe pse njëri nga zyrtarët policor, doli me informacion se bordi nuk do t’i pres në takim banorët, me arsyetimin se i kanë takuar ditë më parë. Pavarësisht kësaj, banorët po vazhdojnë qëndrimin para zyrave të KEK-ut.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë