
“Ne emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në rrugën Ramadan Elshani në Shtime po kërkohet vendosja e një tortuari në një rrugë dykahëshe e cila është pa trotuar, si e tillë e papërshtatshme për banorët aty, raporton Gazeta10.
Arsim Mustafa, banori i asaj lagjeje, ka thënë se ka bërë një kërkesë për këtë problem në Kuvendin Komunal që nga viti 2018 por nuk ka asgjë, dhe se as në këtë vit nuk është futur si projekt në buxhetin e ri.
“Së pari ju falënderoj juve Kanal10 që gjetët kohë me ardh, unë qysh në vitin 2018 kam bërë një kërkesë në Kuvendin Komunal të Shtimes për ta zgjidhur këtë problem, kam qenë dhjetra herë në Kuvendin Komunal edhe vitin e kaluar do të thotë, edhe këtë vit që është ndarë buxheti për vitin 2023, më tregun që nuk është ndarë buxheti për këtë pjesë”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka bërë apel që të zgjidhet ky problem që po pengon banorët e asaj zone.
“I bëj apel Kuvendit Komunal që ka mundësi ta zgjidh këtë problem se për çdo ditë rrezikohen kalimtarët, nëxnësit”, ka shtuar ai.
Ai ka treguar specifikisht edhe problemet që ua shkakton ky problem.
“Unë banoj këtu qe shtatë vite, dhe kjo rrugë është në dy kahje, çdo herë që e takon një kerr je i obligum mu ndalë edhe me shku mprapa”, ka shtuar më tej ai. / Gazeta10