
Emisioni “Adresa e ankesave” në Kanal10, tashmë është shëndrruar në vendin ku qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre.
Nga Vitia, banorët e Drobishtit kanë bërë të ditur se tash e ca kohë përballen problemet e rrjetit elektrik, raporton Gazeta10.
Gazetari, Naim Kryeziu nga vendi i ngjarjes dha më shumë detaje, teksa foli edhe Sami Xheladini, banor i këtij fshati.
“Banorët janë duke u ankuar për tensionin e ulët të energjisë elektrike, me kërkesen për vendosjen e një trafoje të re”, tha Kryeziu.
“Tensioni është përherë i ulët por na që kemi ndërmarrë një aksion për me marr një trafo nëse ka mundësi, është prej vitit 2017.Kemi bërë dy herë kërkesë, kemi mbledh peticion edhe nuk e rrok në dorë askush këtë program, absolut. E kemi pas me komunën, kemi mendu që kryetari ndërmerr diçka s’e ka marr atë përgjegjësi, KEDS-i jo sot jo nesër, çdo dimër eventualisht dy, çdo shtëpi merr tjetër frigorifer, i qon posht”, bëri të ditur banori Xheladini.
“Jemi 100 shtëpi me këtë problem, e me peticione kanë qenë 60-70 sa kam mujt me i mbledh:”, shtoi mes tjerash ai.