
Banorët e shtëpisë mbi të cilën ra vinçi ditën e djeshme kanë rrëfyer për Kanal10 momentet e frikshme që përjetuan gjatë aksidentit.
Në një deklaratë prapa kamerave për Kanal10, ata thanë se në momentin e aksidentit ndodheshin brenda shtëpisë.
Sipas tyre, vetëm rreth 15 minuta para se vinçi të binte mbi çati dhe të shkatërronte tërësisht njërën nga dhomat e gjumit, ata po qëndronin pikërisht në atë hapësirë.
Banorët thanë se ende ndihen të tronditur dhe të frikësuar nga ngjarja, ndërsa shprehen të zhgënjyer që, edhe një ditë pas ngjarjes, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për largimin e vinçit nga vendi ku ra.
Sipas banorëve, dëme materiale janë shkaktuar edhe në shtëpinë fqinje, e cila ndodhet pranë shtëpisë së tyre./Gazeta10