
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se një qytetar nga fshati “Gjekaj” i komunës së Gjakovës, ka ngritur një problematikë në lidhje me mos shtrimin e rrugës në fshatin e tij, raporton Gazeta10.
I njëjti ka deklaruar se vendimi për shtrimin e rrugës ka ardhë që një vit, por që punimet s’kanë fillu akoma.
“Që një vit ka ardhë vendimi me u shtru rruga, por s’kanë fillu punimet fare. Vendimi per me u shtru rruga e ka marrë Drejtoria e Shërbimeve Publike këtu në Gjakovë. Lagjet e tjera janë kry para Vitit të Ri, e vetmja rrugë e jona ka mbet në fshat pa u shtru dhe pa ndriqim” tha një përfaqësues i fshatit Gjekaj në Gjakovë për Kanal10.