Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banushi: Grurin e kam mbjellë, por se di a do të arrijë ta korr, me të mbaj familjen

Gazeta10
27 November 2022 - 19:23

Raporti: Val Ajazi

Grurin e ka mbjellë, por nuk e di nëse do të arrijë ta korr.

Kjo pasi të mbjellurat e Banush Banushit në fshatin Gllogoc të Komunës së Lipjanit, sa herë që bie shi, vërshohen nga uji.

Banushi ka thënë se me ndërtimin e urës në këtë fshat, janë dëmtuar kanalet për qarkullimin e ujit.

Banushi ka treguar se për problemet që po u shkaktohen si pasojë e reshjeve të shiut, disa herë është ankuar në Komunën e Lipjanit.

Për këtë problem, televizioni ka kontaktuar me Komunën e Lipjanit mirëpo ata kanë thënë se nuk është në kompetencat e tyre, por të Ndërmarrjes “Infrakosi”.

Ndërkaq, përkundër insistimit të televizionit, as nga kjo ndërmarrje nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe banorët kanë shtuar se, duhet të bëhet sa më shpejt një zgjidhje sepse nga këto të mbjellura mbajnë familjet e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.