Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Baraliu: Kosova t’i dërgoj Bidenit notë proteste për deklaratat skandaloze të Blinkenit

Gazeta10
31 May 2023 - 21:35

Analisti Bleron Baraliu, ka komentuar në ‘’POLITIKO’’ deklaratat e zyrtarëve amerikan drejtuar kryeministrit të Kosovës pas protestave të dhunshme nga serbët në veri, shkruan Gazeta10.

Deklaratat e sekretarit amerikan Antony Blinken, dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka quajtur skandaloze, dhe se për këtë duhet dërguar notë proteste presidentit amerikan, Biden.

‘’Si politikan edhe si shtetas amerikan, s’mund mos ta them të vërteten për përfaqësuesin tim. Deklarata e tij është më shumë sesa naive, është skandaloze. Në fakt është aq shumë skandaloze sa meriton një notë të ashpër proteste. Brenda qarqeve diplomatike që duhet t’i dërgohet superiroreve të tij. Presidentit amerikan duhet t’i dërgohet një notë proteste për skandalitetin e deklaratave të Blinkenit dhe Escobarit.’’, deklaroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.