Në barazimin pa gola ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të La Ligas, Barcelona është tronditur me dy lajme të këqija. Para kohe, fushën e lëshuan Franeki De Jong dhe Pedri për shkak të problemeve muskulare.
Tani, klubi spanjoll ka lëshuar komunikatë zyrtare ku dhënë detaje pas testeve mjekësore të të dy lojtarëve.
“Testet e kryera kanë konfirmuar se Frenkie de Jong ka një ndrydhje të ligamentit anësor në kyçin e këmbës së djathtë. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij. Për më tepër, testet e kryera kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë Pedri ka një lëndim në muskulin rectus femoris në kofshën e djathtë. Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij.”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Frenkie de Jong ktheu kyçin e këmbës pas 26 minutave të lojës kundër Athletic Club të dielën në San Mamés, paraqitja e tij e 26-të e sezonit. De Jong ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e tij këtë sezon për Barçën, duke shënuar dy herë.
Pedri u largua nga fusha kundër Athletic Club pikërisht në fund të pjesës së parë për t’u zëvendësuar nga Lamine Yamal. Ndeshja në San Mamés ishte paraqitja e 24-të e sezonit për mesfushorin, 16 prej të cilave janë titullar dhe në të cilën ai ka shënuar edhe dy gola.