Sport

Barça s’dëshiron të rrezikojë, De Jong e Pedri do të mungojnë ndaj PSG-së

Gazeta10
03 Prill 2024 - 12:57

Pedri e Frenkie de Jong , të dy të lënduar, shpresonin që do të riktheheshin me kohë për të qenë prezentë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

Por, sipas të së përditshmes spanjolle “Marca”, Barcelona nuk dëshiron të rrezikojë dhe nuk do ta përshpejtojë rikthimin e tyre për t’i evituar lëndimet tjera eventuale.

Të dy bashkërisht i kanë zhvilluar 34 ndeshje në këtë sezon: Pedri 19 dhe De Jong 15.

“Do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk e kam një datë specifike apo një ndeshje specifike kur do t’i bashkohem ekipit. Dua të luaj në pjesën më të rëndësishme të sezonit me shokët e mi të skuadrës sepse na presin ndeshje të mëdha”, deklaroi mesfushori spanjoll mbrëmë.

Klubi katalunas megjithatë do të mundë të llogarisë në Ronald Araújo, i rikthyer pas tërheqjes muskulore në kofshë, dhe në Andreas Christensen, i cili nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dhimbjeje në këmbë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.