
Skuadra e Barcelonës është afër arritjes së marrëveshjes me futbollistin spanjoll, Inigo Martinez për sezonin e ardhshëm.
Siç raportojnë mediat spanjolle, bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe gjithçka mund të përfundoj ditëve në vijm.
31-vjeçari i cili aktivizohet si mbrojtës në rradhët e Athletic Bilbaos, do t’i skadojë kontrata me klubin bask në fund të këtij edicioni, dhe kështu mund të bëhet pjesë e blaugranasve si agjent i lirë.
Kjo marrëveshje varet nga ‘Fair-play financiar’ dhe klubi katalanas duhet të marrë së pari dritën jeshile nga UEFA për të kompletuar këtë transferim.