Barcelona është akuzuar për ryshfet në lidhje me pagesat ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, në të ashtuquajturin rasti Negreira, kanë njoftuar mediumet spanjolle të mërkurën.
Ato pretendojnë se Barcelona tani është akuzuar zyrtarisht për ryshfet nga prokurori publik, gjë që është pranuar nga gjyqtari Joaquin Aguirre.
Akuzat nuk bien vetëm për Negreiran dhe Barcelonën, por ish-presidentët e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell, si dhe Javier Enriquez Romero – djali i Negreiras.
Akuza pretendon se Barcelona e pagoi Negreiran për rolin e tij në një organizatë publike, gjë që konsiderohet si ryshfet sipas ligjit spanjoll.