Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona i ofron Interit shkëmbimin Kessie – Brozovic

Gazeta10
15 January 2023 - 17:32

Barcelona i ka ofruar Interit shkëbimin e mesfushorëve Franck Kessie dhe Marcelo Brozovic.

Katalanët nuk janë të kënaqur me përformancat e Kessies deri më tani, dhe janë duke shikuar mundësitë që ta largojnë atë nga ekipi në janar.

Njëra nga skuadrat që ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit afrikan, është pikërisht Interi.

Pas këtij interesimi, Barcelona i ka ofruar Interit një shkëbim mes Kessiet dhe mesfushorit kroat, Marcelo Brozovic.

Brozovic ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, dhe vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.

30-vjeçari është pjesë e ‘Nerazzurëve’ që nga viti 2016, dhe që atëherë ka qenë lojtar kyç në repartin e mesfushës për nënkampionin e Italisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.