Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona identifikon Sofyan Amrabat si zëvendësues potencial të Busquets

Gazeta10
11 May 2023 - 16:02

Mesfushori maroken Sofyan Amrabat është kandidati kryesor për të zëvendësuar Sergio Busquets, i cili pak ditë më parë njoftoi për largimin e tij nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Barcelona tashmë veq se ka filluar të eksplorojë në treg, dhe Amrabat së bashku me Ruben Neves janë dy emrat që po pëlqehen më së shumti nga klubi katalan.

Siç është raportuar në mediat spanjollë, Amrabat i cili shkëlqeu me Marokun në Kupën e Botës, është opsioni i parë për rolin e mesfushorit defanziv, por një transferim i tij varet nga buxheti i klubit këtë verë.

Neves i cili i është ofruar Barcelonës, nuk e ka bindur trajnerin e blaugranasve Xavin se është profili i duhur për atë pozicion.

Barcelona provoi edhe disa muaj më parë për ta huazuar Amrabatin për 6 muaj dhe e joshi Fiorentinën me një opsion blerje prej 40 milionë eurosh në fund të sezonit por që në fund klubi italian vendosi që të mos ta shesë atë.

Barcelona nuk ka në plan të dërgoj një shumë të madhe të parave përkundër interesimit të disa klubeve tjera evropiane për të.

Avantazh i madh për katalanasit është fakti se marokeni i ka dhënë prioritet lëvizjes në Camp Nou ku këtë ia ka bërë të ditur edhe drejtuesve të Fiorentinës, kështu që palët po shpresojnë se mund të arrijnë një marrëveshje që do të ishte kënaqshme për të dy skuadrat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.