Talenti spanjoll, Ansu Fati, nga sezoni i ardhshëm mund të ndërrojë ambient.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Barcelona është e haour ta shesë sulmuesin anësor, nëse vjen një ofertë rreth 80 milionë euro.
Fati konsiderohej një talent i madh që ka dalë nga akademia La Masia, ndërsa debutimin me ekipin e parë e kishte bërë në vitin 2019, kur ishte vetëm 16-vjeçar.
Në moshën 16-vjeçari ai u bë golashënuesi më i ri në histori të klubit katalan.
Pas largimit të Messit nga Barcelona, atij iu besua numri 10 në fanellë dhe shihej si zëvendësues i yllit argjentinas.
Mirëpo lëndimet e shumta që ka pasur kohëve të fundit kanë bërë që forma e tij të bie dukshëm.
Ai nuk konsiderohet tashmë si një nga lojtarët kyç të Barcelonës dhe në verë mund të largohet nga “Camp Nou”.
21-vjeçari ka kontratë me ekipin katalan deri në vitin 2027 dhe klauzola e largimit të tij ka vlerën e një miliardë eurove.
Këtë sezon me fanellën e ‘Blaugranëve’, ai ka shënuar tri gola në 20 paraqitje në të gjitha kompeticionet.