Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona kërkon Joao Cancelon

Gazeta10
08 May 2023 - 14:08

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, portugezin Joao Cancelo.

Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, thuhet se drejtuesit e Barcelonës tashmë janë takuar me agjentin e Cancelos, të cilin po synojnë ta transferojnë gjatë kësaj vere.

 Cancelo në fillim të këtij viti u huazua te Bayerni nga Manchester City, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

Bayerni nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij në verë për 70 milionë euro, dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Barcelona.

Në fakt, ekipi spanjoll po kërkon huazimin njëvjeçar të Cancelos me detyrim të blerjes në verën e vitit të ardhshëm.

28-vjeçari ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 10 herë këtë edicion në 44 paraqitje.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që portugezi luan në La Liga, pasi që ai për 4 sezone ishte pjesë e Valencias, me të cilët zhvilloi 91 ndeshje në të gjitha garat ku shënoi 4 gola e dhuroi 9 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.