Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona me transferim të befasishëm, afër nënshkrimit me Romeun

Gazeta10
14 July 2023 - 10:47

Përkundër problemeve financiare, Barcelona po vazhdon të nënshkruajë me emra të rinj për të qenë sa më gati për sezonin e ri.

Pas Inigo Martinez, Ilkay Gundogan dhe Vitor Roque, Barcelona tashmë është afër të arrijë marrëveshje  për transferimin e Oriol Romeus.

Romeu për momentin është pjesë e Gironas, klub të cilit iu bashkua gjatë vitit 2022 nga skuadra angleze e Southampton.

31-vjeçari edhe më herët ka qenë pjesë e LaLigas, ku u paraqit me fanelën e Valencias.

Fillimet e karrierës së tij, Romeu i filloi te akademia e Barcelonës, gjersa si futbollist profesionist u paraqit me skuadrën e Chelseat.

Mesfushori spanjoll gjatë sezonit të kaluar u paraqit në 36 ndeshje në të gjitha garat, kështu duke arritur të kontribuojë me 2 gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.