Sport

Barcelona nuk pret më, kontrata pesëvjeçare dhe klauzolë 100 milionë për talentin

Gazeta10
15 Prill 2024 - 17:40

16 paraqitje në këtë sezon për Barcelonën dhe thuajse në të gjitha prej tyre si një nga më të mirët në fushë. Prova e fundit ishte ajo ndaj Paris Saint-Germain në Champions League. Fjala është për Pau Cubarsin, 17-vjeçarin e Barcelonës, që mund të quhet padyshim si zbulimi i këtij ediconi për skuadrën e Xavi Hernandez.

Tashmë, drejtuesit blaugran po mendojnë ta “blindojnë” mbrojtësin duke i ofruar rinovimin e kontratës. Kontrata aktule skadon në vitin 2026, teksa klubi i ofron të firmosë një të re, pesëvjeçare sigurisht me një përmirësim të ndjeshëm të pagës.

Nga ana tjetër, gjithmonë nëse Cubarsi bie dakord me termat e ofruara nga klubi, atëherë në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë prej 100 milionë euro për secalin klub që do të pretendojë shërbimet e mbrojtësit të talentuar spanjoll.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.