
Barcelona dëshiron që në muajin e ardhshëm t’i hapë bisedimet me Ousmane Dembelen për rinovimin e kontratës.
Kontrata aktuale e Dembeles me ekipin katalan skadon në vitin 2024 dhe ekipi katalan dëshiron t’i ofrojë atij në kontratë afagjate.
Sulmuesi francez këtë sezon me “Blaugranët” ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.
Situatën e Dembeles është duke e monitoruar Paris Saint-Germaini që e dëshiron transferimin e tij në kryeqytetin francez gjatë merkatos së verës.